Shtëpia e Xhafer Shalës, kosovarit që u vra të mërkurën gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë maqedonase, ka hapur dyert për të pritur ngushëllimet.

Familjarët e Shalës tregojnë se ish-pjesëtari i UCK-së synonte bashkimin kombëtar dhe nuk merrej me trafik armësh.

“Ai synonte bashkimin kombëtar. Për përfitime familjare ai s’ka bërë gjë. S’është marrë kurrë me kontrabandë”, deklaron Muhamer Shala, vëllai i viktimës.

Familjarët tregojnë gjithashtu se Xhaferi pas luftës në Kosovë dhe asaj në Maqedoni ka qenë për një vit anëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Teksa familjarët presin ardhjen e trupit, shumë njerëz kanë shkuar për ngushëllime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA