Misioni evropian për rendin dhe ligjin, EULEX po heton gjithësej 69 cështje që kanë të bëjnë me korrupsion dhe krime financiare.

Lajmin e ka bërë të ditur për mediat kosovare zëdhënësja e misionit, Kristina Herodes.

“Prokuroria Speciale e Kosovës aktualisht po merret me 69 cështje, të cilat kanë të bëjnë me krime ekonomike dhe korrupsion”, ka deklaruar Herodes.

Megjithatë, zëdhënësja nuk ka saktësuar se cilave nivele këto cështje u përkasin dhe cfarë periudhe kohore përfshijnë.

Top Channel