Ministri i Jashtëm kosovar Skënder Hyseni ka deklaruar se Serbia duhet të pranojë të ulet në bisedime për cështjet teknike, pa prekur atë të statusit të Kosovës.

Sipas Hysenit, Beogradi duhet të tregohet më fleksibël në marrëdhëniet me Kosovën dhe këtë ka shansin ta tregojë në samitin e Sarajevës.

Megjithatë, shefi i diplomacisë kosovare është shprehur skeptik lidhur me fillimin e bisedimeve.

“Megjithë gatishmërinë e Prishtinës zyrtare dhe faktorit ndërkombëtar për nisjen e një raundi të ri bisedimesh teknike, kjo ka pak gjasa të ndodhë shpejt për faktin se Serbia nuk ka ende një platformë të qartë rreth këtyre bisedimeve”, ka pohuar Hyseni për “DW”.

Top Channel