Elbasan, shqetësim nga djegia e mbeturinave

14/05/2010 18:30

Djegia e mbeturinave ne Komunen e Bradasheshit eshte kthyer tashme nje fenomen i zakonshem. Por kjo menyre  e zhdukjes se tyre ka ngjallur irritim nga banoret  e zones, te  cilet shprehen se situata e krijuar eshte bere e padurueshme.

Ata nuk mund te hapin dritaren pasi ajri eshte i rende. Gjate djegies se mbeturinave clirohet dioksid karboni, CO2, dioksid squfuri, si dhe lende te gurta ne forme bloze.

Kreu i kesaj komune Sabri Sallaku shprehet se shqetesimi i ngritur nga banoret eshte i drejte por mohon faktin e zjarrvenies se qellimshme.

Pervec ajrit te ndotur nga metalurgjia banoret e kesaj zone duhet te perballen edhe me djegien e mbeturinave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA