Dule: Zëri i popullit, zëri i demokracisë
14/05/2010 18:55
“Zëri i popullit është zëri i demokracisë”. Me këto fjalë e hapi fjalimin e tij para protestuesve të opozitës, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Duke shprehur shqetësimin për nivelin e ulët ekonomik ku ndodhet Shqipëria, Dule theksoi se Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s që nuk ka zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Ka disa muaj që qeveria që përpiqet me cdo mjet dhe kusht, të na imponojë një demokraci të pjesshme, larg vlerave të botës së lirë”, u shpreh Dule.
Duke e konsideruar eveniment të madh grevën e urisë, Dule theksoi se kjo është beteja dhe sakrifica për të gjetur rrugën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, rrugën e integrimit të plotë të vendit.
Top Channel