Dokle: Protesta e sotme, më e madhe se e 30 prillit

14/05/2010 17:15

Deputeti socialist Namik Dokle ka deklaruar se protesta e sotme e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, do të jetë më e madhe në krahasim me atë të 30 prillit.

Duke folur në një lidhje të drejtpërdrejt për Top News, Dokle deklaroi se rreth 2 mijë vetë kanë shprehur gatishmërinë për t’u futur në greve urie.

“Ka gjëra të ngjashme, por edhe të ndryshme nga 30 prilli. Sot do të ketë më shumë njerëz pasi kjo çadër është kthyer në një simbol të përpjekjeve për demokraci. Këmbëngulja e këtyre njerëzve ka bërë që çdo ditë sheshi të ushtojë nga thirrjet për transparencë”, është shprehur Dokle.

“Rreth 2 mijë njerëz kanë shprehur gatishmërinë për t’u futur në grevë në kërkim të transparencës”, theksoi Dokle.

“Ne do të qëndrojmë deri në fund derisa të zgjidhet problemi”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA