Nuk do të jetë presidenti serb Boris Tadic, ai që do të udhëheqë bisedimet teknike mes Prishtinës dhe Beogradit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, të cilat iu referohen burimeve pranë kabinetit të kreut të shtetit serb.

“Serbia angazhohet për bisedime me Prishtinë për cështje teknike, por këto bisedime nuk do t’i udhëheqë presidenti”, kanë deklaruar burimet.

Ndërkohë, një zyrtare e Ministrisë së Jashtme serbe deklaroi sot se bisedimet mund të zhvillohen vetëm pas vendimit të GJND-së mbi legjitimitetin e pavarësisë.

Top Channel