Bisedimet, pas vendimit të GJND-së
14/05/2010 12:30
Beogradi zyrtar ka deklaruar se nuk do të ketë bisedime me Prishtinën pa u dhënë më parë vendimi i GJND-së mbi legjitimitetin e pavarësisë.
Deklarata është bërë nga Sonja Liht, drejtore e Këshillit të Politikave në Ministrinë e Jashtme të Serbisë.
Liht ka theksuar se bisedimet janë të nevojshme dhe është shprehur optimiste se do të ketë një lloj dialogu me Prishtinën, por pas vendimit të GJND-së.
Duke folur për pjesëmarrjen e Serbisë në samitin e Sarajevës, e cilësuar nga opozita serbe si njohje e pavarësisë, Liht ka nënvizuar se në këtë samit Kosova do të paraqitet nga UNMIK-u dhe nuk do të ketë emra shtetesh.
Top Channel