Kanë bërë sot betimin, në një ceremoni në prani të presidentit Fatmir Sejdiu, gjyqtarët dhe prokurorët e Mitrovicës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave gjyqtarët që do të punojnë në qarkun verior janë Xhevdet Abazi, Gani Avdiu, Beqir Halili, Ruzhica Simiç, Beshir Islami, Ali Kutllovci, Ramë Hyseni, Ferid Osmani dhe Kade Bunjaku.

Ndërsa ata që do të përfaqësojnë akuzën, sipas të njëjtave burime, janë Shyqyri Syla, kryeprokuror dhe prokurorët Xhevdet Bislimi, Zejnije Kela, Njazi Rexha dhe Ismet Ujkani.

Top Channel