Një shpërthim i fuqishëm me anë të një mine të telekomanduar ka tronditur kryeqytetin grek, Athinë rreth orës 21 me orën lokale, duke shkaktuar panik mes njerëzve.

Sipas policisë helene, bomba ka shpërthyer pranë burgut të Koridallosit dhe si pasojë e tij janë plagosur lehtë 2 persona, një ndër të cilët femër si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Shpërthimi i bombës është paralajmëruar nga një telefonatë anonime drejt gazetës “Eleftherotypia” dhe televizionit “Alter”, ç’ka ka evituar një tragjedi të vërtetë.

Autoritetet greke njoftuan se duke analizuar fuqinë e shpërthimit dhe mënyrën e organizimit, atentati dyshohet se është ndërmarrë nga organizata kryesore terroriste, “Lufta Revolucionare”.

Top Channel