Bomba me sahat që shpërtheu mbrëmjen e djeshme në afërsi të burgut Koridhalos, në Athinë, ka qënë një akt për të treguar mbështetjen ndaj krerëve të organizatës së armatosur greke, Lufta Revolucionare.

Lajmin e ka bërë të ditur policia greke, e cila ka kujtuar se krerët e organizatës anarkiste janë arrestuar së fundmi dhe mbahen pikërisht në burgun e sigurisë së lartë.

Shpërthimi i djeshëm shkaktoi shumë dëme materiale, si dhe plagosjen jo të rëndë të një gruajë që kaloi pranë vendit të atentatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA