Një konsorcium franko-turk ka fituar kontratën me vlerë 126 milionë dollarë për menaxhimin e aeroportit të Prishtinës në 20 vitet e ardhshme.

Lajmin bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave kompania “Limak-Aeroport de Lyon” do të ndërtojë edhe një terminal të ri në aeroportin e kryeqytetit kosovar.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës udhëtojnë rreth 1.2 milionë pasagjerë në vit, saktësojnë më tej burimet.

Top Channel