Ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi është takuar me homologen maqedonase Gordana Jankullovska, me të cilën ka biseduar në vecanti për incidentin e fundit të ndodhur në fshatin Radushë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave gjatë vizitës së tij në Shkup, Rexhepi ka deklaruar se Kosova nuk është vend që lejon aktivitetet kriminale dhe që strehon autorët e tyre.

Në Radushë, fshat në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë, për të parandaluar një trafik armësh mes dy vendeve policia vrau katër kontrabandistë, njëri prej të cilëve ishte shqiptar nga Kosova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB