Ushtarakët kërkojnë pensionet

13/05/2010 09:20

Alenca Kombëtare e ushtarakëve shqiptarë ka kërkuar që qeveria të respektojë vendimin e gjykatës kushtetuese për pensionet e ushtarakëve, mosdhënia e së cilës ka vështirësuar shumë jetesën e tyre.

“Ministria e Financave dhe e Mbrojtjes nuk zbatojnë ligjin me justifikimin absurd se është politik”, është shprehur Kujtim Cako, presidenti i Aleancës së Ushtarakëve të Shqipërisë.

Në takim ka marrë pjesë edhe presidenti i 35 shoqatave të ushtarakëve në 25 shtete të Europës, Emanuel Jakobs, i cili mbështeti kërkesat e tyre.

“Unë mbështes kërkesat tuaja. Të tilla probleme ka edhe në vende të tjera të lindjes. E rëndësishme është që këto çështje të zgjidhen në rang kombëtar dhe më pas të shikohet për një bashkëpunim në rang rajonal”, është shprehur Jakobs.

Aleanca kombëtare e ushtarakëve shqiptare është grupimi i të gjitha shoqatave me karakater ushtarak në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA