Nënkryetari i socialdemokratëve të Parlamentit Evropian, Hannes Swoboda ka deklaruar se cështja e Kosovës do të mund të zgjidhej nëse serbëve në veri do t’u jepej një status si ai që kanë fituar serbët e Bosnjes përmes Marrëveshjes së Dejtonit.

Megjithatë, Swoboda ka theksuar se statusi i serbëve nuk do të thotë vënie në pikëpyetje të pavarësisë së Kosovës.

“Beogradit, Prishtinës dhe Evropës u duhet një zgjidhje që nuk do të vinte në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës, ndërsa do t’u jepte serbëve të Kosovës vetëqeverisje të gjerë”, ka pohuar Swoboda.

Top Channel