Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për stabilitetin e Maqedonisë, si dhe për anëtarësimin e saj në NATO dhe BE.

Kështu ka deklaruar ndihmësekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Shkup.

Sipas autoriteteve maqedonase, zyrtari amerikan ka shprehur qëndrimin e SHBA edhe për cështjen e emrit, për të cilën ka nënvizuar se është koha që të zgjidhet.

Sipas burimeve, Gordon ka kërkuar angazhim të palëve të përfshira në mënyrë që cështja të zgjidhet para samitit të ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në tetor në Portugali.

Top Channel