Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur aksionin e policisë së Maqedonisë ku u vranë katër shqiptarë në afërsi të fshatit Radushë.

“Shtetet e Bashkuara përshëndesin aksionin e suksesshëm të policisë së Maqedonisë kundër elementeve kriminele që në mënyrë evidente planifikojnë veprime të dhunshme kundër qytetarëve të Maqedonisë. Siç kemi theksuar edhe në deklaratën tonë të përbashkët me anëtarët tjerë të komunitetit ndërkombëtar të 27 prillit, ne përsëri dëshirojmë të theksojmë kundërshtimin dhe dënimin tonë të ashpër të dhunës dhe të atyre që promovojnë atë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e ambasadorit të SHBA-ve në Shkup, Philip Rucker.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA