Serbia: Në varrin masiv, 350 kufoma
13/05/2010 16:10
Një hetues serb do të nisë procedurat ligjore për zhvarrosjen e kufomave që ndodhen në varrezën masive të zbuluar pak ditë më parë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësprokurori serb për krimet e luftës, Bruno Vekaric, i cili ka theksuar se në varrin masiv mund të jenë 350 kufoma.
Hetuesit serbe besojnë se mbetjet trupore u përkasin shqiptarëve të Kosovës, të vrarë gjatë luftës së viteve 1998-99.
Një pjesë e kufomave janë transportuar dhe varrosur në Serbi për të fshehur gjurmët e krimit, raportojnë mediat kosovare. Mbi 1800 persona llogariten ende si të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.
Top Channel