Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka kërkuar ndihmën e SHBA për të qetësuar marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.

Gjatë takimit me Philip Gordon, Ahmeti e ka vënë theksin tek një sërë cështjesh që duhet të zgjidhen, me qëllim stabilitetin e Maqedonisë.

“Unë e vura theksin tek nevoja për zgjidhjen e disa cështjeve, si ajo e Sopotit, të Hagës, e statusit të invalidëve dhe atë të familjeve të dëshmorëve të vitit 2001”, ka deklaruar Ahmeti.

Nga ana tjetër, Gordon është shprehur se SHBA mbështesin stabilitetin në Maqedoni dhe aspiratat euro-atlantike të vendit.

Top Channel