Lidhja me meshkuj më të rinj dëmton femrat

13/05/2010 16:05

Femrat e apasionuara pas partnerëve më të rinj në moshë duhet të bëjne kujdes sepse kjo mund t’u kushtojë shtrenjtë.

Sipas një studimi gjerman, bashkëshorti ose i fejuari, 7 apo më shumë vjet më i ri, rrit me 20 % mundësinë e vdekjes së parakoshme tek femrat. Sipas studiuesve, idealja për femrat është të martohen me një mashkull që ka moshën e tyre.

“Sa më e madhe të jetë diferenca e moshës tek cifti, aq më e madhe është mundësia e një jetë të gjatë për femrën”, shprehet Sven Drefahl nga “Max Planck Institute for Demographic Research” në Rostock.

Sipas studimit, në rastin e dytë, jeta bëhet më stresuese dhe më pak e lumtur. Në këtë përfundim është dalë pasi janë marrë në analizë të dhënat relative të 2 milionë cifteve në Danimarkë.

Modën e lidhjeve me meshkuj më të vegjël e ka nisur aktorja Demi Moore, e ndjekur nga Madonna, por edhe Amanda Lear, Nina Moric e Dita Von Teese. Studimi thekson gjithashtu se për meshkujt më të vegjël në moshë funksionon e kundërta, pra ata kanë mundësi të jetojnë më gjatë.

Top Channel