Në fshatin Zallc të Istogut janë regjistruar mbrëmjen e djeshme të shtëna armësh zjarri, të cilat kishin si objektiv cadrën e një familjeje të kthyer serbe.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave për fat të mirë nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, pasi në atë moment cadra ishte e boshatisur.

Burimet shtojnë më tej se mbi ngjarjen po heton policia, e cila po punon për identifikimin e autorëve të sulmit, të cilët u larguan më tej nga vendngjarja.

Top Channel