
Deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe ekspertë të sigurisë fajësojnë faktorin politik shqiptar në Maqedoni për shfaqjen e grupeve të armatosura shqiptare.
“Problemi i shqiptarëve të Maqedonisë nuk zgjidhet në ato mënyra. Faktorit politik shqiptar nuk i merret vesh, sepse komuniteti shqiptar atje nuk ka parti në opozitë”, ka deklaruar deputeti i AAK, Naim Maloku.
Ndërsa Rustem Mustafa, anëtar i komisionit parlamentar të sigurisë, shprehet se faktori politik shqiptar, por edhe ai maqedonas, fle gjum përsa i përket cështjeve shqiptare.
“Është shumë e kuptueshme që ky vend fle. Familjet kosovare, ato nga Shqipëria dhe ato shqiptare nga Maqedonia janë të kombinuara, kanë emocione dhe reagojnë bashkarisht”, ka pohuar Mustafa.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës thonë gjithashtu se koha e armëve ka kaluar dhe se tani të gjitha shtetet e rajonit synojnë integrimin në BE.
Top Channel