Incidenti në Radushë, KFOR në kufi
13/05/2010 17:10
Njësitë speciale të KFOR-it i janë bashkuar agjentëve të Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it për të mbikëqyrur zonën kufitare me Maqedoninë, pas incidentit të ndodhur në Radushë, ku mbetën të vrarë 4 persona.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KFOR-it, i cili ka konfirmuar se vendosja e njësive speciale është bërë pikërisht pas incidentit për parandalimin e trafikut të armëve.
“KFOR ka dërguar njësitë e ndërhyrjes së shpejtë, të cilat janë bashkuar me policinë vendore dhe atë të EULEX. Ne do të qëndrojmë atje aq kohë sa të jetë e nevojshme”, ka deklaruar zëdhënësi.
Top Channel