Greva, edhe tre protestues në spital

13/05/2010 15:00

Deputetja Ledi Shamku ka dalë nga greva e urise në gjendje të rëndë në ditën e 13-të të saj duke u shoqeruar me autoambulancë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.(UPDATE)

Gjatë paradites nga greva është larguar edhe qytetari 27-vjecar Martin Kasa, ndërsa në orët e para të ditës se sotme në gjendje të rëndë është transportuar edhe Hasan Sula, nga Tirana.

Ndërkohe kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka vizituar të shtruarit ne spital ku ka theksuar se protesta e opozitës do të vazhdoje deri në realizimin e transparencës së kërkuar.

“Ne jemi të vendosur, të bindur dhe të palëkundur në qëndrimin tonë, sepse kërkojmë atë që nuk ka lidhje me luftën për pushtet, por bëhet fjalë për një cështje që është në interesin publik, për ta cliruar vendin nga një sistem i mbyllur dhe jo transparent”, u shpreh Rama për mediat.

Ndërkohë Partia Socialiste ka paralajmëruar forcat e policisë së shtetit të qëndrojnë larg protestave të opozitës dhe të mos tentojnë më të dhunojnë mbështetësit apo deputetët e saj.

“Cdo përpjekje për të ndaluar apo kërcënuar mbështetësit tanë, do të konsiderohet akt dhune ndaj të gjithëve ne, për rrjedhojë i papranueshëm. Para së të ngrenë dorën mbi qytetarët, shumë shpejt dora e ligjit do të bjerë mbi ta. Protesta jonë është shprehja dhe manifestimi që shumica e qytetarëve e konsiderojnë të drejtë, sikundër është edhe e drejta për transparencë dhe zgjedhje te ndershme”, u shpreh deputeti Sajmir Tahiri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB