Emergjencë për turizmin në Greqi, pas trazirave që po zhvillohen si pasojë e protestave dhe grevave kundër planit anti-krizë të qeverisë.

Qeveria greke ka njoftuar sot se janë regjistruar anulime masive të prenotimeve të hoteleve turistike në të gjithë vendin.

Për këtë arsye është krijuar një Komitet për krizën, për t’i bërë ballë situatës që rrezikon të minojë një nga sektorët kyc të ekonomisë greke.

Pak ditë më parë, Shoqata greke e hotelerisë kishte denoncuar 17 mijë anulime vetëm për hotelet e kryeqytetit.

Top Channel