Bosnje e Hercegovina do të ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara për asgjesimin e armatimeve të mbetura që nga lufta e viteve 1992-95.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri boshnjak i Mbrojtjes, Selmo Cikotic, i cili ka saktësuar se Bosnja ka mbi 20 mijë ton municione dhe dhjetra ton armë të lehta.

Ndërkohë, vendi ballkanas ka në plan për të dhuruar rreth 16 mijë pushkë automatike dhe rreth 60 armë të rënda për forcat afgane të sigurisë.

Top Channel