Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram urimi liderit të konservatorëve  britanikë, David Cameron me rastin e zgjedhjes së tij për kryeministër të Britanisë së Madhe.

“Mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme në Britaninë e Madhe ishte ngjarje e cila dëshmoi se vendi juaj është atdhe i vërtetë i demokracisë, konkurrencës politike, votës së lirë dhe shprehje e vullnetit të qytetarëve. Britania e Madhe është mike e Kosovës, ndër shtetet kryesore që ka kontribuar në çlirimin dhe rindërtimin e saj. Qeveria e Kosovës do ta thellojë edhe më shumë miqësinë dhe bashkëpunimin me Britaninë e Madhe”, thuhet ndër të tjera në telegramin e kryeministrit Hashim Thaci, bën të ditur RTK-ja.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta