Shëtitje “virtuale” për në Hënë

12/05/2010 17:20

Të vishesh si një astronaut “virtual” dhe të shëtitësh “virtualisht” në Hënë, me objektivin për të ndihmuar shkencën.

Oferta vjen nga agjencia hapësinore amerikane NASA. Një udhëtim që nuk ka nevojë për anije hapësinore, por vetëm për faqen e internetit “Moon Zoo Web” (www.moonzoo.org).

Bëhet fjalë për një projekt që kërkon të përfshijë nga individët tek organizatat shkencore, për të interpretuar imazhet e reja të hënës dhe për të numëruar krateret, përcaktuar moshën dhe thellësinë e sipërfaqes.

Top Channel