Krimet e luftës, fletë-arreste për shtetas të Kosovës

12/05/2010 11:25

Nëpërmjet fletë-arrestimeve Serbia aktualisht është në ndjekje të 150 qytetarëve të Kosovës, nën dyshimin se kanë kryer krime lufte.

Në mesin e tyre janë edhe disa zyrtarë të lartë të Kosovës. Por siç thotë koordinatorja për marrëdhënie me publikun në Prokurorinë serbe për krime lufte, Jasna Sarcevic, ky numër përfshirë edhe periudhën para viti 2000 është diçka më i madh.

Sipas saj prokuroria ka marrë iniciativën që këto të dhëna të korrigjohen për shkak të shkeljeve të procedurës dhe të drejtave të njeriut.

“Në shumë lëndë kemi konstatuar shkelje qenësore të procedurës dhe shkeljes së të drejtave të njeriut të të dyshuarve kryesisht para periudhës së vitit 2000. Nuk po hyj në atë nëse njerëzit kundër të cilëve janë zhvilluar procedurat janë përgjegjës për krime dhe vepra që u ngarkohen, por për konfuzionin dhe gabimet të cilat përfaqësuesit e gjyqësisë së Serbisë i kanë bërë”, thekson Sarcevic, bën të ditur Telegraf.

Sipas saj, në fletarrestime edhe më tej ndodhen njerëz të cilët sot përbëjnë pushtetin e Kosovës. Të punësuarit në prokurori në ato lëndë të shumtën kanë hasur në kualifikime të gabuara dhe në hetime shumë jocilësore, thotë ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA