Kosovë-Turqi, bashkëpunim në fushën e drejtësisë

12/05/2010 09:55

Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fushën e drejtësisë ishte temë e bisedimin në takimin mes ministrit të Drejtësisë, Haki Demolli dhe delegacionit nga Akademia Gjyqësore e Turqisë, kryesuar nga zëvendëspresidenti i kësaj akademie, Sani Sezai Ural.

Sipas Telegraf, Demolli tha se është me rendësi të veçantë për Ministrinë e Drejtësisë ndihma që Turqia është duke e dhënë në sistemin e drejtësisë.

Edhe zëvendëspresidenti i Akademisë Gjyqësore të Turqisë, Sani Sezai Ural, pohoi se vizita e këtij delegacioni në Kosovë ka për qëllim arritjen e disa marrëveshjeve në segmentin e sistemit të drejtësisë, të cilat do të shërbejnë në të mirë të dy vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA