Kater persona u vrane pas një përleshje të armatosur në afërsi të kufirit mes Maqedonisë dhe Kosovës. Ngjarja ndodhi në fshatin Radushë të Shkupit, ne oren 2 pas mesnate. (UPDATE)

Zedhenesi i policise maqedonase, Ivo Kotevski tha se policet u perpoqen te ndalojne një furgon, për të cilin dyshohej se transportonte arme. Në këtë moment personat që ndodheshin brenda tij, kanë qëlluar me arme dhe policet i janë kundërpërgjigjur. Katër persona qe ndodheshin në furgon mbeten te vrare.

Sic raporton korrespondenti i Top Channel ne Maqedoni Rijad Murati i cili ndodhet ne vendngjarje, dy persona te tjere mbeten te plagosur dhe dy te tjere u arrestuan. Identiteti i i viktimave nuk eshte bere i ditur nga policia maqedonase e cila sekuestroi nje sasi te madhe armesh dhe eksplozivi.

Top Channel