Katër të vdekur dhe disa të plagosur është bilanci i incidentit të armatosur që gjatë natës ka ndodhur në afërsi të fshatit Radushë të Shkupit. Sipas mediave maqedonase, të cilave u referohet Telegraf, tre prej viktimave janë identifikuar, madje njëri është nga Prishtina.

Mësohet se incidenti ka ndodhur pasi grupi i armatosur ka qenë duke transportuar armë në kufirin midis Maqedonisë dhe Kosovës.Vendi i ngjarjes është i bllokuar nga forcat policore.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk kanë asnjë informacion se mund të ketë pasur incidente në pjesën kosovare të kufirit me Maqedoninë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta