Harta e qytetit të Maya-ve në kohë rekord

12/05/2010 17:30

Një çift arkeologësh amërikanë kanë përdorur teknologjinë e bazuar në lazer (i njohur si Lidar), që e montuar në një avion të vogël, ka lejuar në pak ditë të zgjidhin një problem që zgjaste prej 25 vitesh.

Qëllimi i tyre, të dy profesorë të antropologjisë të Universitetit të Central Florida, ishte ai i bërjes së hartës së qytetit të epokës së Maya-ve, Caracol në Belize.

Ajo që i pengonte ishte pylli i dendur që pjesërisht rrethon qytetin antik, duke e bërë shumë të komplikuar zbulimin e rrënojave dhe kufijve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA