Kryeprokurori i Hagës, Serge Bramertz do të vizitojë pasditen e sotme Beogradin, ku me autoritetet lokale do të diskutojë për marrëdhëniet mes gjykatës dhe Serbisë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave në bazë të kësaj vizitë Bramertz do të hartojë edhe raportin e bashkëpunimit, që do të paraqitet në qershor në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Kreu i komisionit serb për bashkëpunimin me Hagën, Rasim Lajic ka shprehur bindjen e tij se raporti do të jetë pozitiv, pasi Serbia i ka përmushur të gjitha kërkesat e parashtruara nga Haga.

Nga bashkëpunimi me gjykatën e Hagës varet dhe vendimi për futjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE-në.

Top Channel