19 maji është dita e radhës kur punonjësit e administratës shtetërore në Greqi do të mbajnë një grevë të përgjithshme kundër masave anti-krizë të qeverisë Papandreu.

Vendimi është marrë nga sindikatat e punonjësve të sektorit publik, pasi ekzekutivi miratoi masat që parashikojnë shkurtimin e rrogave dhe pensioneve.

Greva e 19 majit pritet të bllokojë të gjitha fluturimet drejt Athinës, transportin detar, si dhe do të mbyllë dyert e ministrive.

Top Channel