Gordon, vizitë dyditore në Kosovë
12/05/2010 10:10
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit Filip Gordon do të shkojë në Kosovë për një vizitë dyditore.
Fillimisht Gordon sot paradite do të takohet me ministrin e jashtëm Skënder Hyseni e pastaj do të në një takim të përbashkët do të takoje edhe Presidentin Fatmri Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaçi.
Gordon gjatë qëndrimit në Prishtinë pritet të kërkojë nga institucionet e Kosovës, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe thellimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit.
Top Channel