Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci ka akuzuar sërish qeverinë Thaci se po dëmton seriozisht demokracinë në Kosovë.

“Rreziku më i madh i demokracisë në vend vjen nga koalicioni qeverisës i Kosovës”, ka deklaruar Daci. Sipas tij, forca e këtij koalicioni vihet re vetëm atëherë kur preken interesat e ministrave të kabinetit.

“Forca e këtij koalicioni mund të vërehet vetëm kur vihen në pyetje interesat personale të tyre dhe jo për krijimin e politikave zhvilluese të vendit”, ka theksuar Daci.

Ai ka shtuar më tej se zgjidhja më e mirë për këtë situatë do të ishte mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA