Italia rekord me Njëqindvjeçarët, mbi 2,000 Italianë festojnë 100 vjetorin në 2025
Zotëria në fjalë nuk ka probleme mendore dhe aq më pak nuk po tenton vetëvrasjen. Ai është Bedri Jashari, kaskadori i parë dhe aktualisht i vetëm shqiptar.
Do të udhëtojmë sot në atë pak aksion që i ka lejuar vetes kinematografia shqiptare i cili, të paktën në 35 vitet e fundit është realizuar nëpërmjet këtij njeriu kurajoz dhe shumë atletik.
Për të kuptuar zgjedhjen për këtë profesion të rrezikshëm duhet të ndalojmë në disa nga rolet e tij.
“Tek Balada e Kurbinit unë kam dubluar Ema Ndojën”, tregon Bedriu.
Po kaq e vështirë ishte edhe skena ekstreme në filmin tjetër të realizuar pak vite më vonë. Për shikuesit, këtë pjesë e ka kryer aktori i njohur Ndriçim Xhepa. Në të vërtetë, njeriu që po dëmtohet atje është thjesht kaskadori ynë.
I drejtohemi urës së kataraktit në periferi të Tiranës dhe për Bedriun emocioni është jashtëzakonisht i madh dhe lotët për një njeri të fortë si ai janë të papërmbajtshme. Ky vend lidhet me një nga rolet e tij të fundit.
“Më 2 dhjetor 2007 më ka ndodhur nje aksident. Jam hedhur nga maja aty me bindjen se kishte ujë, por aty ishte beton”, flet ai në urën e Katarit.
Dëmtimet kanë qënë korniza e karrierës së tij, në një tjetër rol e ka breë të ndeshet me një qen dhe udhëtimi ynë vazhdon në kërkim të sheshxhirimeve me aksion.
“Qeni dikur ka qënë besnik me padroinin e vetë. Kur realizova skenën në fillim më kafshoi, ndërsa në dublën e dytë me iku”, rrëfen Bedriu.
Por karriera e tij lidhet me pasionet e fëmijërisë madje dhe vendxhirimet janë zgjedhur herë pas here me sugjerimet e tij, siç është ura e Brarit, vend i dashur për femijërinë e tij dhe gjithashtu i pranishëm në dublat që ai ka xhiruar si profesionist.
“Une këtu kam xhiruar dy tre filma”, thotë ai.
Në zanatin e tij ka parë shumë dhe ka hequr shumë sidoqoftë endrrat në sirtar nuk mbarojnë.
Top Channel