Dragan Vasiljkovic, i njohur ndryshe si Kapiten Dragani, është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Australi, në kuadër të një urdherarresti për krime lufte.

Vasiljkovic akuzohet për krime lufte të kryera gjatë konfliktit të viteve ’90 në Kroaci, kur ai ishte komandant i njësive paraushtarake serbe.

Pas përfundimit të konfliktit ai kishte emigruar në Australi, ku pasi ishte lënë në gjëndje të lirë nga policia kishte filluar të jetonte në arrati.

Ndërkohë, autoritetet gjyqësore kroate kanë kërkuar nga homologët australianë ekstradimin e tij në Zagreb për t’u gjykuar për krimet e kryera.

Top Channel