As gjobat dhe as masat e tjera disiplinore nuk janë në axhendën e policisë zviceriane, e cila ka menduar një mënyrë mjaft të vecantë për të evituar aksidentet në rrugë.
Në Kantonin e Friburgut, drejtuesit e policisë kanë menduar t’u tregojne shoferëve një “engjell”, i cili u bën thirrje të jenë të kujdesshëm. Fushata e sensibilizimit nisi muajin e shkuar ku nga tabelat publicitare “engjëlli” zbriti në terren duke marrë forma njerëzore.
Kohët e fundit në Zvicër ka marrë jetë një fushatë shumë e madhe më moton “Slow down, take it easy” që ka për qëllim reduktimin e aksidenteve. Ndërkohë, në rrugët e Kantonit të Friburgut, një aktor profesionist i veshur si ëngjëll, u këshillon drejtuesve të makinave të jenë më të kujdesshëm në timon.
Ai punon me orar part time rreth 20 orë në javë. Në Zvicër ka rreth 70 mijë km autostradë ku shpejtësia më ë madhe e lejuar është 120 km/h. “Engjëlli” do patrullojë në rrugët e kantonit deri në muajin tetor.
Top Channel