
Cilat janë sekretet për një martesë të lumtur? Përgjigjen e jep një libër i publikuar në SHBA, sipas të cilit, ndaj pyetjeve tuaja përgjigjet shkenca, e cila aplikohet në marrëdhëniet në cift.
Titulli i librit është “For better: the science of a good marriage”, në të cilin Tara Parker-Pope është bazuar edhe në martesën e saj që përfundoi pas 17 vitesh. “Të kuptosh shkencën e martesës është si të kesh në duar një top xhami që të lejon të lejon të gjykosh me saktësi cilat lidhje do funksionojnë dhe kush jo”, shkruhet mes rreshtave.
Libri ka analizuar rezultatet e shumë kërkimeve shkencore, që nga neuroshkenca e deri tek etologjia e sociologjia. Autorja rendit edhe një listë të vogël me 7 gjerat thelbësore që e bëjne të funksionojë një marrëdhënie. Këshilla e parë është që cifti ta festojë sëbashku cdo sukses individual.
E dyta është se duhet që shpesh herë t’i tregohet partnerit që jeni krenar për të, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra. Pika e tretë është përfundimi i një studimi të University of Washington që ka dalë në përfundimin se për cdo gabim të bërë, duhet të kryeni 5 gjeste romantike.
Në vendin e katërt qëndron cështja e standardit dhe pritshmërisë sepse të kesh kërkesa dhe pritshmëri e bën lidhjen më të fortë. Nuk duhet të mendojmë se është bashkëshorti/ja ai/ajo që na bën të lumtur sepse në pjesën më të madhe, lumturia është karakteristikë individuale. Më pas vijnë miqtë dhe bota e jashtme.
Ndonjëherë martesës i bën mirë të shtohen kontaktet me familjen dhe miqtë. Në këtë listë këshillash nuk mund të mungonte seksi. Parker-Pope u referohet kafshëve duke thënë se në natyrë monogamia është një fenomen i rrallë sepse vetëm 5 % e gjitarëve e aplikojnë. Por nuk është e thënë që edhe njerëzit të veprojnë kështu, pasi gjithcka është ë shkruar në ADN-në e tyre.
Top Channel