Ministri i Jashtëm spanjoll, Migel Angel Moratinos ka deklaruar se gjithcka është përgatitur në mënyrën e duhur për samitin BE-Ballkan që do të mbahet në qershor në Sarajevë.

Shefi i diplomacisë spanjolle ka bërë të ditur se samiti është përgatitur përmes një formule të posacme, e cila sipas tij do të zbatohet nga të gjithë pjesëmarrësit.

“Mund të konfirmoj se samiti në Sarajevë është përgatitur mirë dhe është arritur një marrëveshje për zbatimin e formulës “Gymnich””, ka pohuar Moratinos.

Shefi i diplomacisë spanjolle ka shtuar më tej se samiti i Sarajevës është një kontribut i rëndësishëm i Bashkimit Evropian për Ballkanin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA