Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski ka deklaruar se identiteti kombëtar është e drejta themelore e cdo qytetari.

Me këtë deklaratë Milloshoski i është përgjigjur homologut grek Dimitris Drucas, për protestën kundër përdorimit të termit “presidenca maqedonase” në Komitetin e ministrave të KE-së.

“Sic jeni ju grek, Carl Bildt suedez, unë jam maqedonas dhe kjo është e drejta themelore e njeriut. Ndërsa ky këshill është shtëpia e të drejtave të njeriut”, ka deklaruar Milloshoski.

Përfaqësuesi i diplomacisë greke kërkoi gjatë konferencës që të mos përdoret termi “presidenca maqedonase”, por IRJM.

Top Channel