Filloi sot në Strasburg sesioni i 120-të i Komitetit të Ministrave të KE-së, presidenca e të cilit i kaloi Republikës së Maqedonisë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave më vonë gjatë mbledhjes pritet të ketë një notë proteste nga Greqia kundër përdorimit të termit “presidenca maqedonase”.

Përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit ndodhen në Strasburg që prej ditës së djeshme, ku në një takim informal kanë diskutuar për cështjet e rajonit.

Top Channel