Qeveria greke ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që t’i jepet kësti i parë i ndihmës financiare, gjë që ka shkaktuar tronditje në bursat ndërkombëtare.

Shkak janë bërë dyshimet se masat e marra nuk do të jenë të mjaftueshme për zgjidhjen e krizës së borxheve.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, indeksi në bursat aziatike dhe evropianë shënoi rënie, ndërsa euro u dobësua pas forcimit të djeshëm.

Athina zyrtare pret që pagesa e këstit të parë prej 20 miliardë dollarë të bëhet brenda muajit.

BE dhe FMN kanë siguruar gjithësej 750 miliardë euro për të ndihmuar vendet e rrezikuara nga kriza, 110 prej të cilëve janë vetëm për Greqinë.

Top Channel