Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Filip Gordon do të vizitojë këtë javë Kosovën, në kuadër të një turi ballkanik, gjatë të cilit do të ndalet edhe në Serbi e Maqedoni.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave gjatë vizitës Gordon do të takohet me autoritetet më të larta kosovare, të cilat pritet t’i inkurajojë për forcimin e institucioneve të vendit.

Ndërsa nga Serbia, zyrtari i lartë amerikan pritet të kërkojë vendosjen e një bashkëpunimi konkret me Kosovën.

Pak kohë më parë, gjatë një seance në Senatin amerikan, Gordon deklaroi se pavarësia e Kosovës solli stabilitet në rajon dhe theksoi se, cilido që të jetë vendimi i GJND-së, pavarësia për SHBA do të mbetet një proces i pakthyeshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA