Ministrja e Drejtësisë në Serbi, Snezhana Malovic ka deklaruar se zbulimi i varrit masiv në rajonin e Rashkës ka një rëndësi të vecantë për të dëshmuar të vërtetën mbi krimet e kryera në Kosovë.

Malovic ka theksuar se ky zbulim është një provë që tregon se Serbia është e gatshme të zbulojë të vërtetën mbi të gjitha krimet e kryera.

“Ne jemi plotësisht të gatshëm të zbardhim të vërtetën për të gjithë personat e zhdukur në territorin e Kosovës dhe t’i nxjerrim përgjegjësit para drejtësisë”, ka pohuar Malovic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA