Serbi-Rusi, bashkëpunim në fushën e sigurisë
10/05/2010 11:50
Serbia dhe Rusia dëshirojnë të forcojnë bashkëpunimin në çdo fushë, përfshi dhe atë të sigurisë. Presidenti serb, Boris Tadic mori pjesë në ceremonitë e zhvilluara në Moskë me rastin e 65-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ku u takua me homologun e tij rus, Dimitri Medvedev dhe pati një bisedë të shkurtër me kryeministrin Vladimir Putin.
“Përshtypja e parë ishte se ne të gjithë dëshirojmë të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë në të gjitha sektorët, dhe jo vetëm në atë ekonomik e politik, por dhe në fushën e sigurisë”, tha Tadic, bwn tw ditur Telegraf.
Në këtë frymë shtoi ai ishte dhe takimi me ministrin rus të Mbrojtjes, Anatoli Serdjukov.
Top Channel