Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nikolay Mladenov do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Prishtinë, me ftesë të homologut kosovar Skënder Hyseni.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave takimin e parë Mladenov do ta zhvillojë me ministrin Hyseni, me të cilin do të mbajë edhe një konferencë për shtyp.

Ndërsa më pas, shefi i diplomacisë bullgare do të pritet në takime të vecanta edhe nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, si dhe nga kryeministri Hashim Thaci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA