EULEX: Krimet e luftës, prioritet
10/05/2010 15:20
Misioni evropian për rendin dhe ligjin, EULEX, ka deklaruar përmes zëdhënëses së tij se zbardhja e krimeve të luftës ka prioritet.
“EULEX cështjeve që kanë të bëjnë me krimet e luftës u ka kushtuar përparësi të madhe, në vecanti gjetjes së mbetjeve trupore të personave që ende figurojnë të zhdukur që nga konflikti i viteve 1998-99 dhe më pas”, ka deklaruar Cristina Herodes.
Ajo ka saktësuar se EULEX ka punuar për një kohë të gjatë mbi këto cështje, si dhe ka ofruar informacione që kanë të bëjnë me vendndodhjen e mundshme të varrit masiv në rajonin e Rashkës.
Top Channel